Wednesday, 25. March 2026
Sport

Barcelona “all-in” për Joao Cancelo, katalanasit gati të bëjnë ofertën zyrtare për portugezin

GS 14/08/2023 1 Min. Lesezeit

Largimi i Dembele në drejtim të PSG-së tashmë është zyrtar, dhe kështu Barcelona është futur kokë e këmbë për të sjellë në “Camp Nou” portugezin e talentuar të Manchester City, Joao Cancelo.

Barcelona është gati të bëjë ofertën e parë zyrtare në drejtim të klubit anglez për shërbimit e anësorit, ku sipas të gjithave informacioneve përkatëse, pritet të jetë një huazim me të drejtë blerje.

Ditët në vazhdim priten kontaktet e para zyrtare mes dy klubeve, ku spanjollët kanë besim se mund ta realizojnë këtë transferim të bujshëm. Barcelona do të përdorë një pjesë të parave të fituara nga largimi i Dembele drejt PSG-së për të bërë të mundur këtë operacion./h.ll/abcnews.al

Teilen: