Wednesday, 25. March 2026
Sport

Vajzat e Kosovës U19 ndeshen me Malin e Zi në dy ndeshje miqësore

GS 14/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës U19 e vajzave është nisur për në Rozhajë, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Malit të Zi të së njëjtës grupmoshë.

Pjesë e ekspeditës është edhe përzgjedhësja e Kombëtares A, Anneli Andersen, e cila përveç se do të ndihmojë me këshillat e saj, do të shohë nga afër potencialin e lojtareve të reja, të cilat në të ardhmen do ta bartin barrën në Kombëtaren A.

Ndeshja e parë do të zhvillohet nesër (më 15 gusht) në orën 17:30, derisa ndeshja e dytë të enjten (më 17 gusht), në orën 10:00.

Paraprakisht Kombëtarja U19 nën drejtimin e Albina Rrahmanit ka mbajtur përgatitje tre ditore në Kampin Nacional në Hajvali.

Teilen: