Ishte një miqësore prestigji për Egnatian dhe rrogozhinasit bënë çdo gjë për të qenë në lartësinë saj. Ndaj Interit nënkmapion të Europës, skuadra e Edlir Tetovës humbi me rezultatin 4-2, por nuk zhgënjeu me paraqitjen duke kaluar dy herë në avantazh, edhe pse një dopietë e Lautaros dhe Barela e Stabile i bënë të pavlefshëm golat e Duamenës dhe Fernandos dhe pritjet e Sherrit.

Stefan de Vraj ka qenë titullar pas dëmtimit të Françesko Açerbit dhe mbrojtësi holandez e ka vlerësuar me nota pozitive ndeshjen ndaj Egnatias. “Ishte një performancë e denjë. Na mungonte një gol në pjesën e parë, por krijuam raste të shumta. Këto ndeshje ju ndihmojnë të kuptoni se ku mund të përmirësoheni. Ne duhet të dëshmojmë se jemi gati dhe kemi mësuar nga gabimet e vitit të kaluar.
Të gjithë të ardhurit kanë treguar se janë në nivelin e standardeve të lojës për Interin. Do të doja të falënderoja tifozët sepse ne mund ta ndiejmë vërtet mbështetjen e tyre, gjë që na ndihmon shumë. Ne do të japim gjithçka për këtë fanellë”, tha mbrojtësi.
PANORAMASPORT.AL