Wednesday, 25. March 2026
Sport

Largimi i Mançinit nga pankina e Italisë, nëna e tij: Roberto nuk e ka kaluar ende vdekjen e Vialit…

GS 14/08/2023 1 Min. Lesezeit

Vendimi i Roberto Mançinit për t’u larguar nga drejtimi i kombëtares ka tronditur të gjithë Italinë.

3762148-76532888-2560-1440

Nëna e tij Mariana ka dhënë një intervistë për gazetën “National”, ku ka deklaruar se: “Nuk dija asgjë, të betohem. E mora vesh nga kushërira ime. Ajo më telefonoi dhe më tregoi se në TV kishin thënë se Roberto kishte dhënë dorëheqjen”.

Vdekja e Vialit: “Roberto ka një zemër të madhe, ai nuk e ka kaluar ende vdekjen e XhanLuka Vialit, ishte shumë i lidhur me të”.

Ofertat nga Arabia Saudite: “Nuk e kam idenë, do ta telefonoj Roberton dhe do të flas me të si gjithmonë. Nëse do, ai do të më shpjegojë pse e mori vendimin për tu larguar nga pankina e Italisë dhe ne si prindër do të jemi gjithmonë pranë tij”, u shpreh ajo.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: