Friday, 27. March 2026
Sport

Nketiah spektakël në ndeshjen e parë, Arteta: I verbër po mos ta aktivizoja

GS 14/08/2023 2 Min. Lesezeit

Sfida tashmë ka nisur. Siti fitoi në Bërnlejn të premten në mbrëmje, i udhëhequr nga Halandi, Arsenali iu përgjigj në ndeshjen e parë të drekës të shtunën, duke mposhtur Notingem Forestin 2-1. kjk

“Topçinjtë” shënuan dy gola të mrekullueshëm, nga Nketiah pas një superaksioni të Martinelit me një asisti alla “Krojf” dhe nga Saka, i cili lëshon një goditje të shkëlqyer me të majtën nga 25 metra larg, e cila ndalet në trekëndëshin e ishshokut të skuadrës, Tërner. Ishin aksione që zhbllokuan një ndeshje jo të lehtë për londinezët, që e gjetën veten përballë një skuadre kompakte dhe që nuk linte hapësira.

Skuadra e Artetës e kontrolloi pjesën e dytë dhe më shumë sesa goli i vonë i Auonijit, problemi ishte dëmtimi në gju i mbrojtësit të transferuar këtë verë, Timberit, i cili la fushën në fillim të pjesës së dytë. Do të shohim nëse ai do t’i bashkohet Zinçenkos dhe Gabriel Zhezusit të dëmtuar apo do të jetë diçka për të mos u shqetësuar. Ndeshja nisi në orën 14:00 dhe jo në 13:30. Problemet e turneut me biletat e reja elektronike të Arsenalit kishin lënë shumë tifozë jashtë dyerve të stadiumit dhe prandaj erdhi vendimi për shtyrjen e fillimit me 30 minuta.

ARTETA – “Jam i lumtur për Edin, sepse ai është një rol model. Ai ishte i zhgënjyer që nuk luajti në finale në mungesë të Zhezusit. Ai ndryshoi ndeshjen. Arsyeja e dytë që e aktivizova titullar ishte për mënyrën se si është stërvitur këtë javë, gjatë së cilës më thoshte: ‘Trajner, nëse nuk më aktivizon mua, atëherë je i verbër’. Dhe kishte të drejtë”, tha trajneri Mikel Arteta.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: