Portieri i Getafes, David Soria ka komentuar pakënaqësinë e Xavi-t për barazimin.
Barcelona e nisi Ligën Spanjolle me Coliseum Alfonso Perez duke barazuar pa gola ndaj Getafe. Pas ndeshjes, Xavi kritikoi punën e ekipit të arbitrave të drejtuar nga Cesar Soto Grado.
“Sezonin e kaluar ishte dielli dhe bari, këtë sezon ishte arbitri. Ata gjithmonë kanë justifikime.
Më pëlqen që ata mendojnë kështu. Kjo do të thotë që ne po bëjmë gjithçka siç duhet.
Ata nuk mund të vijnë në stadiumin tonë dhe të luajnë ashtu siç duan. Dhe ne nuk mund të luajmë si Barcelona, ne kemi pika të tjera të forta. /G.D abcnews.al/