Asistet e Pulisiçit të shtunën. Goli dhe driblimet e Çukvuezes një ditë më pas. Jo se na duhej fundjava e fundit parasezonale për të thënë, por duket se Milani e ka zgjidhur përfundimisht problemin e krahut të djathtë. Në 4-3-3- shin e ri, të kesh dy elementë si Kristian dhe Samuel në të njëjtën kohë është një luks. Por kjo nuk është e gjitha: duke imagjinuar një 4-2-3-1, të dy mund të luajnë gjithashtu së bashku. Pulisiç si fantazisti dhe Çukvueze në të djathtë. Një koncentrat cilësor (që pas shpinës së tyre kërkon padyshim ekuilibra veçanërisht delikate).

PËRMIRËSIMET – Në pritje për të parë atë që duket se do të jetë një superbalotazh, Pioli kënaqet me nigerianin në versionin që është shumë afër potencialit të tij. Pas sfidave me Monzën dhe Trenton, me Novarën mbërriti ndeshja e parë reale për sa i përket aktivizimit: 87 minuta që i dhanë Çukvuezes një mbushje shumë të dobishme karburanti në kuadër të debutimit sezonal të Milanit pas një jave kundër Bolonjës.
Si shkoi prova e 24-vjeçarit? Gjysmë ora e parë: shkatërruese. Gjysmë ora e dytë: pak më tepër frymëmarrje. Gjysmë ora e fundit: mirë, në minutën numër 75 Samu kishte ende forcë për dribluar rivalët. Përveç mbulimit në fazën me top, anësori ishte aktiv edhe kur skuadra e tij nuk e kishte sferën . Duke qenë se Pioli deri pak ditë më parë ish-Vijarreali nuk ishte në formë ideale, përmirësimet janë konkrete. Duke rikthyer ndeshjen e nigerianit kundër Novarës, gjëja e parë që bie në sy është konceptuale: skuadra e kërkon atë në të djathtë, ashtu si Leaon në të majtë. Paralajmërimi është se ky nuk mund të bëhet i vetmi opsion sulmues, por duke gjykuar nga ajo që kërkohet nga mesfushorët dhe mbrojtësit, problemi nuk duhet të lindë.
KËRKIM HAPËSIRE – Çukvueze ndër të tjera jep përshtypjen (e qartë) të argëtimit në atë që bën. Sfidat me kundërshtarin janë praktikisht konstante, sprinti i shkurtër është e vështirë për t’u lexuar. Driblimi – specialiteti i shtëpisë – është i thatë, nuk është kurrë një qëllim në vetvete, por ka për qëllim kërkimin e hapësirës. Samu padyshim luajti kryesisht në të djathtë, por goli i parë si kuqezi erdhi në qendër, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së Novarës. Kur u shfaq përballë portierit, ai dinte se çfarë të bënte disa sekonda më herët: driblime elegante dhe porta thuajse e pambrojtur fare.
Thuajse, sepse ai mori luksin – ndoshta të shmangshëm në ndeshjet zyrtare – për ta çuar praktikisht topin përtej vijës së portës me një mbrojtës që tentoi një pritje të dëshpëruar. Gol, por jo vetëm. Samu goditi disa herë dhe ndihmoi shokët e tij nga pas. Defekt? Ndonjëherë bëhej shumë kokëfortë me topin duke u përplasur me murin e kundërshtarit. Kufiri tipik i lojtarëve të talentuar që kanë besim të madh në mjetet e tyre teknike.
REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL