Wednesday, 25. March 2026
Sport

Tifozët e Besiktas “në delir”, pamje nga pritja e jashtëzakonshme për Rashicën në Turqi

GS 16/08/2023 1 Min. Lesezeit

Drejtori sportiv i Norwich Cityt, Stuart Webber e kishte konfirmuar në fund të sezonit 2022/23 se me shumë gjasë Milot Rashica do të shitej, por ende nuk është finalizuar ndonjë lëvizje.

Por, interesi në yllin kosovar ekziston, duke përfshirë këtu Galatasarayn si dhe rivalin e tij Fenerbahcen, ndërsa së fundmi është përmendur edhe interesimi nga Besiktasi, raporton KosovaPress.

  

Kjo gjë u konfirmua mbrëmë nga vetë gjiganti turk, i cili përmes një komunikate në faqen zyrtare e konfirmoi se ka filluar bisedimet me Norwich Cityn për Rashican.

Tani, Rashica ka mbërritur në Stamboll, për ta finalizuar transferimin e tij te Besiktasi. Ylli kosovar u prit ngrohtë nga tifozët turk dhe këtë gjë më së miri e tregon videoja më poshtë.

 

  

  


Teilen: