Armando Broja është kthyer në një objektiv nga ekipet italiane, ku në fillim ishte Milan i cili tregoi interes, por Chelsea duket se u mbylli dyert kuqezinjve.
Së fundmi, raportohet nga “Sky Sport” se Mourinho ka shfaqur interes për sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Skuadra kryeqytetase ka kontaktuar Chelsea për nënshkrimin e Brojës në formë huazimi. Megjithatë, kuptohet se Chelsea nuk është i interesuar ta lërë 21-vjeçarin e kombëtares shqiptare të largohet përkohësisht./ h.ll/abcnews.al