Wednesday, 25. March 2026
Sport

Jo vetëm Milani, Jose Mourinho kërkon Armando Brojën në Romë

GS 16/08/2023 1 Min. Lesezeit

Armando Broja është kthyer në një lojtar të preferuar në Serinë A. Milani po insiston për të marrë sulmuesin e Shqipërisë në formën e huazimit me të drejtën e blerjes.

Megjithatë Chelsea nuk po i vazhdon më tej bisedimet pasi e kërkon Brojën në Londër.

Nga krahu tjetër edhe Roma ka hyrë në garë. Sipas mediave italiane, Jose Mourinho kërkon transferimin e Brojës.

Por ashtu si edhe në rastin e Milanit, Chelsea nuk ka kthyer përgjigje pozitive për të vazhduar më tej bisedimet.


Teilen: