Al Khelaifi me fjalë të mëdha për Neymarin pas largimit të tij nga PSG.
Neymar është larguar nga Paris Saint Germain pas gjashtë viteve qëndrim në Parc de Princes.
Sulmuesi brazilian karrierën do ta vazhdoj te skuadra arabe Al Hilal, teksa PSG ka fituar 100 milionë euro nga shitja e tij.
Neymar vazhdon ta mbajë rekordin si futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, me parisienët që kishin paguar 222 milionë euro për transferimin e tij nga Barcelona.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka thënë se e sheh si shumë të vështirë largimin e Neymar nga Parc de Princes.
“Është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë një futbollisti të jashtëzakonshëm si Neymari, një prej lojtarëve më të mirë në planet”.
“Nuk do ta harroj kurrë ditën kur ai mbërriti në Paris Saint-Germain dhe çfarë ka kontribuar për klubin dhe projektin tonë gjatë gjashtë viteve të fundit”.
“Neymar do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Do të doja të falënderoja atë dhe familjen e tij. Ne i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen dhe aventurën e tij të ardhshme”, deklaroi presidenti i parisienëve.
Neymar dhe Al Khelaifi kishin një raport të shkëlqyer dhe u panë ata shpesh herë bashkë edhe jashtë stadiumit.