Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica tashmë është lojtar i klubit të njohur turk, Besiktas.
Vushtrrasi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Galatasarayt në formë huazimi nga Norwich City, tashmë zyrtarisht është pjesë e rivalëve të Gallatës, Besiktas.
Rashica në aeroportin e Stambollit është pritur si hero me brohoritje nga disa tifozë të klubit bardhezi.
Asi i “Dardanëve” për mediet turke, është shprehur i lumtur që është rikthyer në Stamboll.
“Jam mjaft i lumtur. Jam mjaft i ngazëlluar që jam këtu”, ka thënë Rashica.
Rashica pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin turk, derisa pritet të paguhet 2 milionë euro në vit.
Sipas medieve turke, Besiktas do t’i paguajë 5 milionë euro Norëich Cityt për kartonin e reprezentuesit të Kosovës.