Ivan Gazidis, ish-CEO i Milanit, shumë i dashur për fansat kuqezinj, ka dhënë një intervistë mjaft interesante për “Business of Sport”. Ndërsa presim të publikohen fjalët e plota të ekzekutivit nga Afrika e Jugut, këtu është një “parathënie” e vogël:
“Momenti më ikonik sportiv në të cilin jam përfshirë, për mua mbetet titulli i fituar me Milanin. Imazhet e festës në rrugët e qytetit nuk arrijnë të përshkruajnë se çfarë ishte në të vërtetë.
E gjithë Milano ishte në sheshe dhe rrugë, ndaj ne nuk mund të lëviznim me autobus.
Pesë orë na u desh për të përshkuar pak më shumë se një kilometër, derisa përfunduam në ‘Piazza del Duomo’, në qendër. Kushdo që ishte atje nuk do ta harrojë kurrë atë ditë për pjesën tjetër të jetës së vet”.