Bernardo Silva pritet ta vazhdojë karrierën në Manchester City.
Ylli portugez ka arritur marrëveshje verbale për ta nënshkruar kontratën e re me “Citizens”.
Futbollisti i kërkuar nga Barcelona, nga Paris Saint-Germaini dhe nga klubet e Arabisë Saudite e ka njoftuar klubin me vendimin e tij për të qëndruar në “Etihad Stadium”.
Sipas mediave britanike, pritet që futbollisti ofanziv ta hedh të zezën mbi të bardhë në fund të kësaj jave.
Mësohet se kontrata e re do të jetë valide deri në qershor të vitit 2026.
Silva është sot njëri prej mesfushorëve më të mirë dhe më kreativë në futbollin evropian.
Ai kontribuoi me të madhe në edicionin e fundit, ku City e fitoi “tripletën”, respektivisht Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup.