Wednesday, 25. March 2026
Sport

“Dua të shkruaj një histori të re”, Nejmar pas transferimit tek Al Hilal: Kam marrë vendimin e duhur, në kohën e duhur

GS 16/08/2023 1 Min. Lesezeit

Nejmar do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, tek Al Hilal. Pas prezantimit nga klubi, braziliani dha një deklaratë për mediat e klubit saudit. 31-vjeçari u shpreh i kënaqur me zgjedhjen që bëri, e cila sipas tij ishte e duhura.-800-0-1692192019ximg-920x5182023-08-15-21-35-50-2162554-536“Dua të shkruaj një histori të re. Liga Saudite ka energji të jashtëzakonshme, lojtarë cilësorë dhe ka parë shumë rritje kohët e fundit. Kështu që unë besoj se është vendi i dëshiruar (për të qenë). Al Hilal është një klub gjigant, me mbështetës fantastikë dhe ata janë më të mirët në Azi.  Kjo më jep ndjenjën se kam marrë vendimin e duhur, në kohën e duhur, me klubin e duhur. Më pëlqen të fitoj dhe të shënoj gola dhe kam ndërmend të vazhdoj ta bëj këtë në Arabinë Saudite dhe Al Hilal”, deklaroi sulmuesi brazilian,

PANORAMASPORT.AL

Teilen: