Wednesday, 25. March 2026
Sport

Valmiera e merr me qetësi ndeshjen me Partizanin

GS 17/08/2023 1 Min. Lesezeit

Valmiera e merr me qetësi ndeshjen me Partizanin, shfrytëzon paraditen për të njohur Elbasanin!

Valmiera ka mbërritur ditën e djeshme në Elbasan dhe është vendosur në një nga hotelet e qytetit, aty ku do të presë ndeshjen përballë Partizanit.

Paraditen e sotme, klubi letonez e ka shfrytëzuar për të njohur më mirë qytetin në të cilin do të luajnë mbrëmjen e sotme.

Të shoqëruar edhe nga stafi teknik dhe delegacioni që i ka shoqëruar, futbollistët kanë dalë shëtitje në qytet, duke mbërritur deri në stadiumin “Elbasan Arena”.

Teilen: