Arabia Saudite është kthyer në tokën e ëndrrave për shumë futbollistë, megjithatë ka edhe nga ata të cilët kanë refuzuar mundësinë për të fituar milionat. Një ndër to, është portieri polak i Juventusit, Shezni i cili ka pranuar se nuk transferohet në Arabi për shkak se ka mjaftueshëm para.
“E di që jam dhe do të jem lojtar i Juventusit, nëse nuk duan të më shesin. Do të qëndroj këtu për aq kohë sa ata duan. Unë jam i lidhur me këtë klub, i respektoj vendimet e tyre. Deri në momentin që më këtu përfundon ky diskutim.
Arabia? Jo, nuk do të transferohem sepse kam shumë para. Preferoj sfidat argëtuese dhe mbrojtja e portës së Juventusit është sfida më e mirë që mund t’i bëj vetes. Jam në një klub ku nëse fiton një trofe, nesër të kërkohet të fitosh një tjetër”, u shpreh Shezni.
PANORAMASPORT.AL