Wednesday, 25. March 2026
Sport

Lautaro-Osimhen, Interi dhe Napoli ndezin garën për titull

GS 17/08/2023 2 Min. Lesezeit

Na ndajnë vetëm dy ditë nga nisja e Serisë A dhe ethet e garës kanë nisur të ndihen. Skuadra për t’u mundur është padyshim Napoli, kampionia në fuqi, që do të bëjë maksimumin për të ruajtur kurorën.

Victor-Osimhen-Tottenham-F365

Me një trajner të ri si Rudi Garsia napolitanët e dinë se nuk do ta kenë të thjeshtë të përsërisin një sezon fenomenal si ai i shkuari, mbi të gjitha kur rivalët janë të egër. Interi, Milani, Juvja, por edhe Roma e Lacio janë aty për të kërcënuar Napolin, që të shtunën pasdite do të zbresë i pari në fushë ndaj Frozinones. Zikaltrit do të përballin Monzën po mbrëmjen e së shtunës, për t’ua lënë radhën sfidave të tjera.

Por ndërkohë që sfidat e para mes pretendentëve do t’u përkasin pikërisht Interit e Napolit, mes tyre duket se do të diskutohet edhe titulli. Sipas superkompjuterit të “Opta”-s, do të jetë në fakt ekipi i Inzagit, që do të kryesojë në fund të sezonit renditjen për të fituar kështu yllin e dytë në fanellë, i ndjekur nga napolitanët. Në vendin e tretë dhe të katërt parashikohen të pozicionohen respektivisht Milani dhe Juventusi, që do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve, të ndjekur nga Lacio, Roma e Atalanta si pjesëmarrëse në kompeticionet europiane.

GOLASHËNUESIT – Gara do të diskutohet mes Interit dhe Napolit, që sigurisht që për të vendosur duart te trofeu do të kenë nevojë mbi të gjitha për golat e sulmuesve të tyre. Ashtu si një sezon më parë, Lautaro e Osimhen do të jenë udhëheqësit e skuadrave dhe mes dyshes pritet të vendoset edhe titulli i golashënuesit, me të fundit që i shkoi nigerianit. Sipas koeficienteve, sulmuesi i Napolit është sërish favorit për të fituar dhe kuotohet me 3, ndërkohë që shpallja e Lautaros golashënues kuotohet me 3.65. Dushan Vlahoviç (7), Çiro Imobile (8), Domeniko Berardi (15) e Rafael Leao (17) janë sulmuesit e tjerë që do të synojnë “Këpucën e Artë”.

NISLI GJINI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: