Chelsea nuk e lëshon Brojën, Milani gjen alternativën
Raportime të shumta në Itali pretendojnë se Milani po e eksploron disponueshmërinë e Moise Kean të Juventusit edhe pse Armando Broja i Chelseat mbetet objektivi kryesor për kuqezinjtë.
Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri pavarësisht nënshkrimit të Noah Okafor dhe rikthimit të Lorenzo Colombo.
Sipas “Sky Sport Italia”, gjigantët e Serie A kanë nevojë për dikë me më shumë përvojë ndërkombëtare se sulmuesi 21-vjeçar italian dhe për këtë arsye kanë telefonuar Juventusin për të marrë informacione rreth Kean.
Gazeta “Tuttosport” konfirmon se kuqezinjtë kanë thirrur rivalët e tyre në Serie A për të zbuluar disponueshmërinë e ish-sulmuesit të Evertonit dhe PSG-së.
Kean është i hapur për t’u bashkuar me Milanin, por kuqezinjtë i kanë vendosur gjithashtu Hugo Ekitiké të PSG-së dhe Armando Brojën e Chelseat, të cilët mbeten objektivat kryesor të kuqezinjve për të forcuar sulmin e tyre.