Dinamo e Ferizajt e ka fituar rastin në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (KAS), duke kërkuar që të luajnë në Grupin B dhe jo A.
KAS ka vendosur në favor të Dinamos dhe sipas këtij institucioni, Dinamos i takon të luajë në Grupin B dhe jo në A në Ligën e Parë të Kosovës.
Burimet nga klubi dinamovit, bëjnë me dije se kanë bërë ankesë që ndeshja e parë e të dielës me Vëllaznimin e Gjakovës, të shtyhet për një javë.
Ata janë në pritje të përgjigjes nga federata.
“Kemi bë kërkesë për shtyrjen e javës së parë derisa të definohet se ku do të luajmë në grupin A apo në grupin B”, tha një zyrtar nga Dinamo për gazetën “Bota sot”.