Pas Ballkanit, edhe sy skuadra të tjera shqiptare kanë siguruar “PlayOff-in” e Ligës së Konferencës.
Kampioni i Shqipërisë, Partizani dhe skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga, kanë siguruar sot biletat drejt fazës së “PlayOff-it” të Ligës së Konferencës, raporton KosovaPress.
Partizani e ka eliminuar skuadrën e Valmieras, pasi që e mposhti sot me rezultat minimal 1:0. Partizani kishte fituar edhe ndeshjen e parë që u zhvillua në Letoni me shifrat 2:1.
Fitoren sot kampionit të Shqipërisë ia siguroi goli i Tedi Caras, i cili vulosi rezultatin final 1:0 nga penalltia në minutën e 21’.
Në anën tjetër, skuadra e Strugës pavarësisht humbjes sot 2:1 nga Hesperange, u kualifikua tutje në Ligën e Konferencës.
Struga e kishte fituar ndeshjen e parë në Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:1, kurse sot në Luksemburg u mposht 2:1. Rezultati i përgjithshëm është 4:3 në favor të Strugës.
Rezultatet finale:
Partizani 1:0 Valmiera (Rezultati i përgjithshëm 3:1 në favor të Partizanit)
Hesperange 2:1 Struga (Rezultati i përgjithshëm 4:3 në favor të Strugës)