Thursday, 26. March 2026
Sport

Struga me gjasa reale për t’u kualifikuar në grupet e Conference League, ky është kundërshtari në play off

GS 18/08/2023 1 Min. Lesezeit

Struga në “play-off” të Conference League. Për herë të parë në histori.

Skuadra shqiptare, që sezonin e fundit fitoi titullin e parë kampion në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi një ndeshje heroike në Luksemburg.

2-1 përfundoi dueli i dytë përballë Hesperange, me djemtë e Shpëtim Duros që festuan kualifikimin falë suksesit 3-1 në Shkup.

Në play off, Struga do të përballet me Breidablik, skuadër kjo nga Islanda. Bazuar tek vlera e skuadrës dhe forca e saj, Struga ka gjasa reale për t’u kualifikuar në grupe.

/GazetaBlic Sport/ 


Teilen: