Bajern Mynih nis sot sezonin e ri në Bundesligë, dhe ndeshja e parë është në transfertë kundër Verder Bremenit.
Sot është dhe dita e debutimit të sulmuesit të ri, Herri Kejn. Në konferencë për shtyp, trajneri Tomas Tuhel u ndal pikërisht tek anglezi.
“Kejn do të startojë nga fillimi, nëse shkon gjithçka mirë në stërvitjen e fundit. Ka një ndikim pozitiv tek ne dhe jep 100% në çdo seancë stërvitore, është zbavitëse ta shikosh. I kemi bërë ushtrimet finale, në të cilat ka qenë në gjendje t’i demonstronte kualitetet e tij. Ka qenë impresionues”, u shpreh tekniku.
PANORAMASPORT.AL