Thursday, 26. March 2026
Sport

Sensi mund të qëndrojë tek Interi

GS 18/08/2023 1 Min. Lesezeit

Stefano Sensi është drejt konfirmimit. Mesfushori zikaltër që kthehet nga huazimi i tij nga Monza, mendohet të jetë mesfushori i gjashtë në dispozicion të Simone Inzaghi për sezonin e ri.

Kjo pasi Lazar Samardzic i Udinese nuk u transferua tek Inter.

Ndërkohë, siç shkruan “Corriere dello Sport”, drejtuesit zikaltër po vlerësojnë mundësinë e rikthimit të Alexis Sanchez edhe nëse Correa nuk largohet.

Në sezonin e tij të fundit te Marseille, sulmuesi kilian pati një vit të shkëlqyer me 18 gola të shënuar në 44 ndeshje.

Teilen: