Nikolo Zaniolo ishte pranë transferimit në Premnier Ligë për të qenë pjesë e Aston Vilës por gjërat duket se nuk kanë shkuar në mënyrën më ët mirë të mundshme. Mesfushori italian ka kryer vizitat mjekësore me klubin dhe këtu ka ngrirë gjithçka.
Pak kohë më parë, Zaniolo kishte këputur ligamentin kur ka qenë pjesë e Romës dhe mesa duket, dëmtimi nuk ka kaluar 100%. Nga ekzaminimet, është vënë re se lojtari mund të pësojë dëmtime të tjera të shpeshta dhe kjo ka bërë që klubi anglez të stepet nga firma me mesfushorin.
Zaniolo u transferua te Galatasarai nga Roma dhe pak kohë para se të arrinte akordin në Angli, kërkohej nga Juventusi por në fund marrëveshja nuk u arrit. Nëse drejtuesit e Aston Vilës nuk binden, atëherë Zaniolo do të rikthehet në Turqi.
PANORAMASPORT.AL