Çavi do të jetë mungesa e Barcelonës për dy javët e ardhshme në kampionat, duke qenë se u dënua për shkak të sjelljes pas javës së parë të kampionatit. Në konferencën e sotme, Çavi u pyet për merkaton por ka ngurruar të përgjigjet, duke u shprehur se nuk përmend emra.
“Nejmar? Mos më pyesni për lojtarë që nuk janë nga ekipi im. Nëse më pyesni për të tjerët, nuk po më bëni një nder pasi klubet e tjera mërziten. I uroj Nejmarit gjithë fatin në botë, ai ka qenë shoku im i skuadrës.
Feliks? Ka një shije të keqe, por si me Nejmar një javë më parë, nuk mund të jap emra. Zona sportive është e vetëdijshme për atë që ne e konsiderojmë më të mirën dhe të nevojshme. Unë nuk mund të them asgjë. Do të shohim nëse mundemi dhe në çfarë mase.
Ansu Fati te Atletiko? Kjo është një shaka, apo jo? Krijohen debate që nuk kanë asnjë kuptim. Është shumë i rëndësishëm për ne dhe do të vazhdojë të jetë. Është trashëgimi e klubit”, u shpreh Çavi.
PANORAMASPORT.AL