Lionel Messi ka bërë për vete Inter Miami. Kanë mjaftuar vetëm gjashtë ndeshje që Pleshti të bëhet edhe më shumë idhull i popullit. Nëntë gola për argjentinasin dhe një finale, Kupën e Ligës, për të luajtur dhe ndoshta për të fituar.
Përveçse ka bërë për vete tifozët e tij, shtatë herë fituesi i Topit të Artë mori shumë vlerësime edhe nga drejtuesit e klubit dhe në veçanti nga David Beckham, i cili nënvizoi “mrekullinë” e bërë nga argjentinasi.
tha Beckham me shumë krenari, duke iu referuar arritjeve të klubit që nga ardhja e argjentinasit.
Fjalë që padyshim gjetën entuziazëm të madh edhe nga fansat që u shpërndanë në rrjetet sociale me shumë meme në lidhje m Pleshtin dhe superfuqitë e tij të shfaqura në fushë dhe të festuara me festimet kushtuar personazheve të Marvel.