Thursday, 26. March 2026
Sport

Van Basten “ironizon” Ronaldon: Nëse do të kisha luajtur 38 vjeç, do të isha më i mirë se ai

GS 19/08/2023 1 Min. Lesezeit

28 vite pas largimit nga bota e futbollit të luajtur, kur për herë të fundit mbante veshur fanellën e Milanit, ish-sulmuesi, Marco Van Basten komenton se si është ky sport tani, në kohën modern.

Në një prononcim të fundit, Van Basten komentoi futbollistët e kësaj epoke, ndërsa theksoi se nëse do luante 38 vjeç do ishte shumë herë më i mirë se Cristiano Ronaldo.

“Lewandowski më ngjan pak. Cristiano Ronaldo, mendoj se ai është afruar me mua. Ronaldo është 38 vjeç dhe është ende aktiv. Ai është fizikisht më i fortë se unë, por do të kisha dashur të shihja se si do kisha luajtur unë 38 vjeç, mendoj se do të isha edhe më i mirë“ – tha Van Basten.


Teilen: