Thursday, 26. March 2026
Sport

E trishtë! Lufta në Ukrainë i merr jetën trajnerit të njohur rus

GS 19/08/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i njohur rus dhe kreu i ekipit arteve marciale të Rajonit Novosibirsk, Sergej Lepjakhov, ka humbur jetën zonën e Operacioneve Speciale Ushtarake në Ukrainë.7

 

Lajmi për vdekjen e tij u publikua në faqen zyrtare të Institucionit Autonom Shtetëror “Shkolla e Arteve Marciale Sportive”.

“Sergej Vladimiroviç doli vullnetar për të shkuar në front, ku vdiq heroikisht në betejë në vijën e parë, pasi një burrë dhe një luftëtar vdesin, duke mbrojtur atdheun e tyre”, thuhet në mesazh.

Ai vdiq në moshën 50-vjeçare.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: