Thursday, 26. March 2026
Sport

Asnjë minutë ndaj Verder Bremenit, Pavard më pranë Interit… Ja oferta e fundit e zikaltërve

GS 19/08/2023 1 Min. Lesezeit

Benzhamin Pavard është më pranë se kurrë largimit nga Bajerni dhe pranë Interit. Ai nuk arriti të marrë asnjë minutë ndaj Verder Bremenit aty ku ekipi i Tuhelit triumfoi me rezultatin 0-4.

1596407579.0

Edhe pse mbrojtësi ka kontratë deri në 2024-ën me bavarezët, drejtuesit e klubit të Milanos kanë rritur ofertën për të.

Nga 25 milionë euro plus 5 milionë të tjera bonuse për një vlerësim total prej 30 milionësh, por rekordmenët e Gjermanisë kërkojnë 35 milionë euro (përfshirë bonuset), edhe nëse trajneri Tuhel do të ishte kundër shitjes së tij .

PANORAMASPORT.AL

Teilen: