Serie A ngreh siparin e sezonit të ri pasditen e sotme. Siç e do tradita, do të jetë Napoli si kampion në fuqi që do të nisë kampionatin, me “Axurrët” që do të zbresin në fushë sot në 18:30 në transfertën ndaj Frozinones.

Në të njëjtën orë luhet edhe dueli mes Empolit dhe Veronës. Trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, teksa vlen të theksohet fakti se do të debutojë si titullar ndaj kampionëve të Napolit, sulmuesi shqiptar Marvin Çuni, të cilit i është besuar reparti ofensiv i Frozinones, në këtë duel special për të. Ndër kohë te Napoli, nga minuta e parë e nis edhe Amir Rrahmani.

Ndërkohë që Osimhen-Politano-Raspadorin formojnë treshen e sulmit. Ndërkohë për sa i përket duelit tjetër mes Empolit dhe Veronës, taleneti shqiptar, Stiven Shpendi, që mban numrin 7 në fanellë, nuk është preferuar nga minuta e parë në këtë duel.
REZULTATET LIVE
FROSINONE NAPOLI 0-0
EMPOLI-VERONA 0-0
FORMACIONET ZYRTARE:
FROZINONE-NAPOLI

EMPOLI-VERONA

PANORAMASPORT.AL