Thursday, 26. March 2026
Sport

Dobët: Akil Gjakova i pesti në Grand Prix Zagreb

GS 19/08/2023 1 Min. Lesezeit

Xhudisti ynë, Akil Gjakova e ka përfunduar garën në Grand Prix Zagreb të Kroacisë, duke u pozicionuar në vendin e pestë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova u mposht në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti nga Kazakistani, Bakhitzhan Abdurakhmanov.

  

Pas humbjes nga Abdurakhmanov, Gjakova e përfundon këtë turne pa medalje, në pozitën e pestë.

Ndërkaq deri këtu, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Akili vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur izraelitin Oron Giner, kurse në luftën për çerekfinale e mposhti sllovenin, Martin Hojak.

Në çerekfinale Gjakova u mposht nga Algjeriani, Messaoud Redouane Dris, gjë që bëri ta vazhdojë garën në repesazh.

Në repesazh, Akili u mposht nga Bakhitzhan Abdurakhmanov dhe e përfundoi këtë turne në vendin e pestë.

 

  

  


Teilen: