Thursday, 26. March 2026
Sport

VIDEO/ Belingam bën të harrohet Benzema, anglezi shënon 2 dhe jep asist në fitoren me përmbysje të Realit

GS 19/08/2023 1 Min. Lesezeit

Xhud Belingam i kanë mjaftuar pak ndeshje që të bëhet personazhi kryesor i fazës ofensive të Real Madrid. Futbollisti anglez ka shkëlqyer edhe në sfidën e javës së dytë të kampionatit, ku Reali ka fituar me përmbysje përballë Almerias në transfertë.

belingam

Ekipi vendas kaloi i pari në avantazh me anë të Ambas që në minutën e tretë të ndeshjes (SHIH VIDEON), por ishte pikërisht anglezi ai i cili barazoi shifrat në minutën e 19 të sfidës (SHIH VIDEON).

Në minutën e 60, ishte përsëri anglezi ai i cili tundi rrjetën, pas një asisti të Toni Kros, duke kaluar ekipin e tij në avantazh (SHIH VIDEON). Dhe në minutën e 73-të, ishte Belingam ai i cili nisi Vinicius drejt portës, për golin e fitores përfundimtare 3-1 (SHIH VIDEON).

Kjo fitore ngjit Realin me pikë të plota në kreun e renditjes pas dy javësh, ndërsa bën që tani Belingam golashënuesin më të mirë të kampionatit me 3 rrjeta të tundura.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: