Thursday, 26. March 2026
Sport

Marotta: Pavard dëshiron Interin, problem mbetet Bayerni

GS 20/08/2023 1 Min. Lesezeit

Në prag të sfidës me Monzën, administratori i Interit, Giuseppe Marotta ka komentuar edhe interesimin e zikaltërve për mbrojtësin francez Benjamin Pavard.

Drejtuesi zikaltër pranoi se Interi dëshiron të transferojë francezin, i cili gjithashtu dëshiron të bashkohet me Interin, teksa shtoi se problem mbeten negociatat me Bayernin e Mynihut.

“Pavard është një futbollist që ne duam ta marrim. Edhe ai dëshiron të vijë te Interi dhe ia ka bërë të qartë edhe Bayernit vullnetin e tij. Problem është fakti që bavarezët janë një klub i pasur dhe nuk shesin asnjë futbollist pa i gjetur më parë zëvendësuesin. Është çështje ekonomike, por edhe organike, ndaj të shohim si do të shkojnë gjërat”, u shpreh Marotta.


Teilen: