Simone Inzagi ka qenë i kënaqur me fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Monzës në ndeshjen e parë të kampionatit. Por trajneri i zikaltërve i ka bërë përsëri apel klubit që të ndërhyjë në merkato, pasi sipas tij, skuadra është dobësuar nga largimet e futbolliste të cilët i ka vlerësuar si “5 nga më të mirët në rolet përkatëse”.

“Jam i kënaqur pasi e kemi përgatitur mirë këtë ndeshje, Monza nuk është një ekip i thjeshtë për t’u përballur, është skuadër që lëviz dhe bën lojë të mirë. Duhej të bënim gjërat mirë, kam parë entuziazëm, stadiumin plot më 19 gusht, kam ndjesi të mira. E dimë që jemi ende vetëm te ndeshja e parë.
Jam shumë i kënaqur nga Turam, ai lexoi lojën, sulmoi thellësinë dhe hyri mirë në grup. Po punon, edhe pse vjen nga një kampionat tjetër dhe çdo ditë përmirësohet. Ka dhënë 60 minuta të një niveli të mirë. Këtu te Interi ka konkurrencë por mua më ka kënaqur. Kishte dy raste ku nuk kishte shumë fat, por duhet të vazhdojë të besojë dhe golat do të vijnë.
A jemi të kompletuar? Jo, e kam thënë edhe dje, Na nevojitet një mbrojtës i rëndësishëm, në atë rol jemi të zbuluar. Klubi e di, po punon, ka shumë besim, ka objektiva që duhet të arrijmë pasi po bëhet një ndryshim i rëndësishëm. Pastaj kemi humbur shumë lojtarë, 5 ndër më të mirët në rolin përkatës dhe kemi nevojë për lojtarë të rëndësishëm”, ishte apeli i Inzagit.
PANORAMASPORT.AL