Spanja për femra ka shkruar emrin në librin e artë, duke fituar për herë të parë Botërorin! Skuadra spanjolle ka mundur në finale Anglinë me rezultatin 1-0, aty ku ka vendosur një gol i shënuar në minutën e 29 të takimit.

Dy skuadrat kanë luftuar deri në sekondat e fundit dhe rastet e humbura nga të dyja skuadrat kanë qenë të shumta. Skuadra spanjolle humbi edhe një penallti në pjesë të dytë, e cila u ndal nga portierja e Anglisë.
U LUAJT:
SPANJË-ANGLI 1-0
29′ Karmona
FORMACIONET:
Spanja: Kol, Karmona, Kodina, Paredes, Batle, Abeleira, Hermoso, Bonmati, Kaldenti, Redondo, Paraluelo
Trajner: J. Vilda
Anglia: Earpa, Karter, Brait, Grinvud, Bronz, Stanuei, Uolsh, Tun, Deli, Ruzo, Hemp
Trajner: S. Vigman