Thursday, 26. March 2026
Sport

11 të huaj në fushë/ Transferta e parë pa italianë në 123 vite, Milani gati të vendosë një tjetër rekord “pasaporte”

GS 20/08/2023 2 Min. Lesezeit

“La Gazzetta dello Sport”, duke folur për Bologna-Milan, ndeshjen e parë të Serisë A 2023-2024 për Milanin, vuri në pah një shifër domethënëse. Ekipi i Stefano Piolit do të shfaqet në debutimin sezonal me një formacion pa lojtarë italianë.

MILANNNN

Kapiteni i kuqezinjve, Davide Kalabria, në fakt nuk është në maksimumin e tij dhe të paktën fillimisht do të lërë hapësirë në krahun e djathtë në mbrojtje të formacionit 4-3-3 të Milanit për francezin Pier Kalulu. Franca do të jetë kombi më i përfaqësuar nga kuqezinjtë në stadiumin “Dall’Ara” të Bolonjës, me katër lojtarë: vetë Kalulu, më pas Majk Menja, Teo Hernandez dhe Olivie Zhiru. Për më tepër meJasin Adlinë mes rezervave.

Në formacionedhe nga dy anglezë (Fikajo Tomori dhe RubenLoftus-Çik), një gjerman (Malick Çau), njëboshnjak (Rade Kruniç), një holandez (Tizhani Reijnders), një amerikan (Kristian Pulisiç) dhenjë portugez (Rafael Leao). Gjithashtu ndryshimet e para në pankinë janë lojtarët e huaj: një danez (Simon Kjær) për mbrojtjen, një nigerian dhe një argjentinas për korsinë (Samuel Çukvueze dhe Luka Romero) dhe një zviceran (Noah Okafor).

Më 13 mars 2023, me rastin e Milan-Salernitana 1-1 në “San Siro”, Milani ishte shfaqur në fushë me 11 lojtarë tëhuaj për herë të parë në 123 vjet. Më pas ngapankina hynë vetë Florenvi dhe Sandro Tonali, ndërsa Mateo Gabia i shikonte nga stoli.Në këtë aspekt, të hënën parashikohet njëtjetër takim me historinë, pasi nëse konfirmohet formacioni pa italianë, kuqezinjtë dotë luanin gjithashtu për herë të parë në historinë e tyre në transfertë pa italianë.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: