Thursday, 26. March 2026
Sport

Malinovskyi: Italia është shtëpia ime e dytë, faleminderit Genoa për besimin!

GS 20/08/2023 1 Min. Lesezeit

Ruslan Malinovskyi është rikthyer në Itali, ku u bashkua me Genoa-n në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Olympique Marseille.

Ndërsa ka bërë një postim në rrjetet sociale pas kësaj lëvizjeje, ukrainasi u shpreh i lumtur që është rikthyer në shtëpinë e tij të dytë, në Itali e Serie A.

 “Së pari jam shumë i lumtur të kthehem në ligën që e njoh shumë mirë. Italia është shtëpia ime e dytë. Faleminderit për besimin tuaj.

Jam shumë krenar që përfaqësoj këtë qytet të bukur, një ekip me një histori të madhe. Forca Genoa!”-shkruan mesfushori.

Teilen: