Thursday, 26. March 2026
Sport

Arrihet marrëveshja, Laporte transferohet të Al-Nassr

GS 21/08/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi Aymeric Laporte do të jetë përforcimi më i ri i ekipit nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Mediumet britanike kanë raportuar të dielën se Laporte tashmë ka arritur marrëveshje personale me ekipin saudit, i cili ditëve në vijim do ta finalizojë edhe marrëveshjen me Manchester Cityn.

Bëhet e ditur se Laporte do të firmos kontratëtrevjeçare me Al-Nassr dhe do të ketë pagë vjetore prej 25 milionë eurosh.

Në anën tjetër, City do të përfitojë mbi 30 milionë euro nga shitja e mbrojtësit spanjoll.

Teilen: