Olga Karmona u kthye në heroinën e Spanjës në finalen e Botërorit, aty ku me golin e saj i dha për herë të parë një Kupë Bote skuadrës së Spanjës për femra. Ndërkohë, menjëherë pas ndeshjes u dha lajmi se futbollistes i ka vdekur babai, gjë e cila gjatë dhe para ndeshjes i është mbajtur sekret.

Vetë lojtarja ka reaguar në rrjetet sociale me anë të një postimi, duke u shprehur se kishte një yll në qiell që e ka ndihmuar për të bërë atë paraqitje. Karmona u shpall edhe lojtarja më e mirë e ndeshjes.
“Dhe pa e ditur, kisha yllin tim përpara se të fillonte ndeshja. E di që më ke dhënë forcën për të arritur diçka unike. E di që më ke parë sonte dhe je krenar për mua. Pusho në paqe babi”, shkruan lojtarja në rrjetet sociale.
Y sin saberlo tenía mi Estrella antes de que empezase el partido. Sé que me has dado la fuerza para conseguir algo único. Sé que me has estado viendo esta noche y que estás orgulloso de mí. Descansa en paz, papá 🌟❤️🩹 pic.twitter.com/Uby0mteZQ3
— Olga Carmona (@7olgacarmona) August 20, 2023
PANORAMASPORT.AL