• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitorja ndaj Kadizit, Ksavi vuan nga tribuna: Duhet të shënonim më parë

21/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, e ka ndjekur takimin nga tribuna për shkak të pezullimit me dy ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Getafes.gfhg

Edhe ai, sikurse të gjithë në “Montjuiç” kanë vuajtur deri në momentin kur Pedri ka thyer rezistencën e Kadizit. Duke folur pas takimit, Ksavi e ka pranuar se ka qenë një ndeshje e vështirë dhe se Barça duhet të mësohet me situata të tilla gjithnjë e më shpesh.

“Rrezikuam ta pësonim, sepse duhej të kishim shënuar shumë më herët. Për fat të keq na mungon efektiviteti. Gjithsesi kemi lojtarë që dinë të na zgjidhin ndeshjen. Kjo është arsyeja për se afruam në ekip një lojtar si Gyndoan, për atë pasim si në golin e Pedrit”, ka deklaruar Ksavi.

Më pas numri një i stolit të Barçës ka vënë në dukje lojën e Jamal dhe Ferran Torresit.

“Jamal është një lojtar i shkëlqyer, jemi të lumtur me atë çfarë ai është në gjendje të bëjë, ndonëse në një moshë fare të re. Sikurse jam shumë i kënaqur me Ferran Torresin. Ka pritur momentin e tij, ka zbritur në fushë dhe ka shënuar. Të gjithë duhet të jenë gati si ai, është shembull për të gjithë”, tha Ksavi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Garë “titanësh” – Verrati po kërkohet nga dy gjigantët evropianë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.