Monday, 31. August 2026
Sport

“Do i presë se i ka prekur 100 herë”, debutuesi i Juventusit qethet pas urdhrit publik të Alegrit pas ndeshjes

GS 21/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kenan Jilldiz ka qenë një nga debutuesit që trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, hodhi në fushë që në ndeshjen e parë të bardhezinjve në Serinë A, ndaj Udinezes. Talenti i datëlindjes 2005 shihet si një nga emrat e të ardhmes te klubi torinez.

asdsasdasdasda

Por për Masimiliano Alegrin, gjëra e parë që duhej të bënte ishte të ndërronte modelin e flokëve, pasi sulmuesi sipas tij e kishte mendjen më shumë të rregullonte flokët.

“Tani si fillim nesër do të presë flokët. Pasi i preku 100 herë dhe nesër duhet t’i presë. Kjo si fillim, që të bëjë gjërat si duhet. Përtej kësaj, është një djalosh që ka cilësi”, ishin fjalët e trajnerit të Juventusit pas ndeshjes së të dielës në darkë që skuadra e tij fitoi ndaj Udinezes.

Dhe sulmuesi turk ka zbatuar menjëherë urdhrin që ka ardhur nga trajneri, teksa është publikuar në rrjetet sociale foto e tij te berberi me modelin e ri të flokëve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: