Monday, 31. August 2026
Sport

Transferimi i Onanës tek Junajtidi, Marota flet hapur: S’mund t’ju rezistonim 50 milionë eurove

GS 21/08/2023 1 Min. Lesezeit

Xhuzepe Marota ka folur së fundmi për transferimin e Andre Onanës te Mançester Junajtid. Ai foli hapur, ndërsa theksoi në prononcimin për mediat italiane se ishte e vështirë të refuzoje një shifër si ajo e “Djajve të Kuq”.Collage Maker-21-Aug-2023-06-15-PM-3211

“Kur një lojtar kërkohet nga një klub më i pasur, është e vështirë ta mbash. Nuk është e mundur të heqësh dorë nga shuma të caktuara. Ne nuk mund të konkurronim me 50 milionët e Junajtid dhe në të njëjtën kohë gjetëm alternativa për portën”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: