Thursday, 26. March 2026
Sport

VIDEO/ Episodi interesant i javës në Serinë A, gjyqtari ndaloi skuadrën e Murinjos të shënonte golin antisportiv

GS 22/08/2023 2 Min. Lesezeit

Ndeshja e kësaj jave në Serinë A mes Romës dhe Salernitanës në “Olimpico” ka regjistruar një episod me të vërtetë të veçantë. Roma në fakt kishte mundësinë që të shkonte e pashqetësuar drejt portës kundërshtare, por u ndalua nga gjyqtari.

sadsasasdasda

Pas golit të barazimit të përkohshëm 1-1 të realizuar nga Kandreva, të gjithë lojtarët e Salernitanës shkuan të festonin pranë pankinës, duke hyrë të gjithë në gjysmëfushën e tyre. Kësisoj, gjyqtari mund të lejonte Romën që të vijonte ndeshjen, me lojtarët e klubit verdhekuq që e kërkuan një gjë të tillë,

Ata edhe protestuan pse gjyqtari nuk i lejoi, ndonëse do të kishte qenë në fakt një gjest antisportiv. Trajneri i Salernitanës, Paulo Sousa, e kuptoi “gabimin” e ekipit të tij dhe udhëzoi një lojtar që të shkonte në gjysmëfushën e Romës, duke bërë kështu të pamundur vijimin e lojës nga gjyqtari pa u rreshtuar edhe një herë skuadrat në gjysmëfushën përkatëse.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: