Klubi i Malagas nuk po kalon një moment të qetë, për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare që kanë kthyer ekipin i cili dikur luante në nivelet më të larta të futbollit spanjoll, në një skuadër të kategorisë së tretë.

Padyshim që tifozët janë mërzitur me këtë situatë dhe kanë vendosur që të protestojnë në një mënyrë shumë origjinale ndaj drejtuesve. Ultrasit e skuadrës në të cilën shkëlqyen disa vite më parë Keidi Bare dhe Armando Sadiku, dolën në aeroport për të mirëpritur përforcimet e merkatos së klubit, i cili në fakt nuk ka bërë asnjë lëvizje të tillë.
Ata kanë gjetur një turist rastësor që sapo ishte ulur nga avioni dhe e kanë pritur si të ishte blerja e tyre më e bujshme e merkatos së verës, duke e rrethuar me kore e me parulla, teksa pozonin me të me fanellë.
😂😂😂😂😂 Les supporters de FC Malaga, après que le club n’ait recruté aucun joueur lors du mercato, ont décidé d’aller à l’aéroport pour recevoir au hasard un voyageur qui vient d’arriver et le fêter comme un nouveau joueur star.. pic.twitter.com/bK8WwBr1wz
— Fahd (@harfahd) August 21, 2023
Edhe turisti në fjalë, pas habisë fillestare, e pranoi me humor shkanë dhe fillo të bënte foto me ta, duke firmosur edhe autografe gjatë kësaj proteste unike.
PANORAMASPORT.AL