Saturday, 9. May 2026
Sport

Klubi s’ishte aktiv në merkato, tifozët tallen keq me drejtuesit – e ndalin një person në aeroport kinse ishte transferimi i ri

GS 22/08/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi spanjoll i futbollit Malaga nuk ishte shumë aktiv në tregun e transferimeve këtë verë dhe me atë rast tifozët kishin një mënyrë specifike për t’i dërguar një mesazh drejtuesve.

  

Një grup prej disa dhjetëra tifozësh të klubit spanjoll u tallën me krerët e klubit me pankarta dhe fanella false teksa ndalën një person të rastësishëm në aeroport dhe pretenduan se ai ishte një lojtar i ri për klubin e tyre, transmeton lajmi.net.

Menjëherë ia dhanë fanellën pasagjerit për të firmosur, ndërsa njëri prej tifozëve u shtir si roje.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjetet sociale./Lajmi.net/

  

  


Teilen: