Marko Arnautoviç u rikthye pas 13 vitesh tek Interi dhe tregoi që në ndeshjen e parë se mund t’i shërbejë këtë herë më mirë skuadrës dhe të jetë një alternativë e vyer në repartin ofensiv. Austriaku hyri në fushë në minutën e 66-të dhe koha e mbetur në dispozicion ishte e mjaftueshme që të shërbente një asist për Lautaron në ndeshjen e tij të parë në “San Siro”.

“Emocionet e mia ishin shumë të mëdha, jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Milano dhe që mund të luaj në atë stadium. Kam pasur drithërima sapo hyra në fushë”, kanë qenë fjalët e para të 34-vjeçarit për “Sport ORF”, që ka vazhduar duke përshkruar të gjithë atmosferën që ka gjetur në klub në aventurën e tij të dytë. “Kur kthehesh në një klub kaq të madh pas 13 vitesh dhe ata janë të interesuar për ty, ti je shumë i motivuar. Kështu do të jem i motivuar gjatë gjithë sezonit”.
OBJEKTIVAT – Edhe pse e ka thithur ajrin e Apiano Xhentiles vetëm gjatë kësaj jave, Arnautoviç është në të njëjtën linjë meshokët e tij të skuadrës dhe klubin kur është fjala për objektivat. Ashtu si të gjithë protagonistët e tjerë të Interit, sulmuesi nuk është fshehur mbi synimin “titull”.
“Ne fituam 2-0 ndeshjen meMonzën dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjen time dhetonën. Mezi pres të zbresim në fushë më shpesh. Për sa i përket cilësisë është një nga klubet më të mira ku kam qenë ndonjëherëdhe jemi të gjithë në ndjekje të yllit të dytë në fanellë. Për këtëjemi edhe më shumë të motivuar”, përfundoi numri i ri 8 i Interit.
PANORAMASPORT.AL