Ballkani ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e parë kundër BATE Borisov.
Ballkani dhe ekipi bjellorus do të përballen të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së parë të Play-Off të Ligës së Konferencës, shkruan lajmi.net.
“Për të gjithë ju që dëshironi të pajiseni fizikisht me biletën tuaj, për aktin e parë të finales kualifikuese në UECL, te zyra e klubit në stadiumin e qytetit në Suharekë, ju mirëpret ekipi asistues, të cilët do t’ua mundësojnë secilit prej jush, ta rezervoni ulësen tuaj për ndeshjen Ballkani vs Bate Borisov” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e Ballkanit.
Gjithashtu, biletat për këtë takim të parë do të shiten edhe përmes platformës online. https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Kujtojmë se Ballkani synon ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar kur u kualifikua në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampionët në fuqi të Kosovës tani janë dy ndeshje larg për të shkruar një tjetër histori.
Ndeshja e kthimit kundër BATE Borisov do të luhet një javë më vonë./Lajmi.net/