• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA zbardh raportin teknik/ Nga golat te dominimi, ja si Siti triumfoi në Europë

23/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kishte shumë pika që ia vlente të dis kutoheshin në Ligën e Kampionëve të UEFA-s 2022-‘23, e cila përfundoi me Mançester Sitin fitues të turneut për herë të parë në historinë e tyre pas fitores 1-0 kundër Interit në finalen e Stambollit.

siti

Paneli Vëzhgues Teknik i UEFA-s ka analizuar disa nga statistikat më interesante, me ndërtimin e lojës nga mbrojtja gjithnjë e më shumë në modë, Benfikën skuadrën që vrapon më shumë dhe portierin Andre Onana që befason me gamën dhe cilësinë e tij të pasimeve.

1) ÇELËSI KUSH SHËNON I PARI

Në sezonin 2022-‘23 u shënuan 372 gola me një mesatare prej 2.98 golash për ndeshje. Për herë të parë, Siti e mbylli si shënuesi më i mirë i kompeticionit, me gjithsej 32 gola.

Periudha më produktive e ndarë në fraksione pesëminutëshe për gola të shënuar gjatë një ndeshjeje ishte në harkun kohor 46-50’, kur u shënuan 24 gola dhe tjetra midis 51-55 minuta (23 gola). Nga 117 ndeshjet me një ose më shumë gola të shënuar, skuadra që shënoi e para mori të paktën një barazim në 90% të tyre. Në 88 ndeshje, ato fituan.

2) NDËRTIMI NGA MBROJTJA

Tendenca që skuadrat të luajnë nga prapavija del në pah nga statistika se topi nuk u largua nga zona e penalltisë në 44% të nisjes së lojës nga rivënia fundore gjatë 2022-‘23. Gjatë katër sezoneve, kjo shifër pothuajse është dyfishuar që nga sezoni 2019-‘20, kur ishte vetëm 24%.

Nisja e lojës nga porta për Interin ka ndryshuar shumë nga sezoni i kaluar, kur, me Samir Handanoviçin në portë, ata ishin skuadra me më shumë goditje të pësuara në kuadratin e tyre (69%). Këtë herë ata kishin në portë Onanën dhe ai shfaqi talentin e nisjes së lojës me këmbë me shpejtësi dhe vertikale, e cila u vu re nga vëzhguesit teknikë të UEFA-s.

Onana pasonte shkurt dhe gjatë, dhe diapazoni i tij përfshinte topa të gjerë në krahë. Si rezultat Interi e dyfishoi distancën mesatare të pasimit nga 17.6 metra, duke qenë skuadra e dytë më e ulët e kompeticionit në 2021-‘22, në 33.4 metra.

3) ZOTËRIMI I SITIT

Skuadra e Sitit kishte më shumë përpjekje për avancim nga mesfusha në sulm (481) dhe kjo ishte pasojë e zotërimit të lartë të topit, një përqindje mesatare që nuk i afrohet asnjë skuadër, 66% në fazën e grupeve. Duke pasur parasysh stilin e tyre të lojës, do të befasojë pak njerëz që e njëjta gjë ndodhi edhe për Barcelonën (65% posedim i topit), me 426 tentativa për avancim në 1/3- ën e fundit të fushës dhe 225 nga mbrojtja në mesfushë. Një faktor mund të jetë që skuadrat rivale tërhiqen më thellë ndaj klubeve dominuese. Për të cituar një trajner me përvojë, kur skuadrat tërhiqen thellë në sistemin 5- 4-1 ose 5-3-2, “ndërtimi juaj i lojës tashmë nis në gjysmën e fushës së kundërshtarëve”.

GOLAT

4) MARATONOMAKËT E BENFIKËS

Çerekfinalistët portugezë ishin skuadra që përshkoi më shumë distancë mesatarisht për ndeshje, duke kaluar 120 km në total në gjashtë nga dhjetë ndeshjet e tyre. Për ta vënë këtë në kontekstin e stilit të tyre të lojës, luzitanët kishin dy mbrojtës të krahut që luanin lart në fushë dhe tre mesfushorë kreativë në një 4-2-3-1, të cilët këmbenin pozicionet dhe siguruan avancime në mbështetje të sulmuesit qendror, Gonçalo Ramosit. Rafa Silva, siç u vu re nga vëzhguesi në ndeshjen ku ata përshkuan më shumë km nga të gjithë – fitoren 2-0 në raundin e 1/8-ave ndaj Klub Bryzhit – ishte një vrapues që ra në sy.

6666

Në fitoren e tyre në shtëpi kundër Juventusit, vëzhguesi vuri në dukje arsye të tjera për distancën e përshkuar: pasime të shpejta me shumë ndryshim pozicionesh dhe përpjekje të menjëhershme për të rifituar topin. Dhe me një përqindje mesatare të zotërimit të topit prej 49% në dhjetë ndeshjet e tyre, ata kishin më shumë nevojë për të rikthyer topin pas sesa skuadrat që dominonin posedimin.

Në skajin tjetër të klasifikimit, pas dy sezoneve në të cilat ata u renditën të fundit, PSG ishte vetëm pak më mirë se skuadra e dytë nga fundi, duke u renditur mbi Makabi Haifën.

5) MBRETËRIT E SHPEJTËSISË

Alfonso Dejvis i Bajernit regjistroi shpejtësinë më të lartë të sezonit me një sprint që arriti shpejtësinë 37.1 km/h gjatë ndeshjes së grupit të skuadrës së tij kundër Interit. Davies po luante në krahun e majtë atë natë dhe përdori ritmin e tij për të avancuar në pozicionet sulmuese, me Leroi Sanenë që lëvizte brenda fushës. Siç vuri në dukje vëzhguesi i ndeshjes, shpejtësia e kanadezit ishte thelbësore për tranzicionet e shkëlqyera sulmuese të gjermanëve.

DISTANCA

6) SHKËLQEU ONANA

Portieri i Interit, Onana, kryesoi listat, si për numrin e ndeshjeve pa pësuar ashtu edhe për pritjet në sezonin 2022-‘23. Për sa i përket të parës, kamerunasi, i cili këtë sezon mbron ngjyrat e Mançester Junajtidit, u bë portieri i dytë i Interit pas Françesko Toldos në 2002- ‘03 që mbajti tetë herë të paprekur portën gjatë një sezoni të Ligës së Kampionëve, megjithëse Toldo luajti 18 ndeshje (duke përfshirë një ndeshje kualifikuese me dy sfida), ndërsa Onana luajti në vetëm 13. Ai u bëri përshtypje vëzhguesve të UEFA-s me vizionin e tij në pasim. Siç tha Guardiola pas finales: “Ata vendosën Onanën e pabesueshëm për të luajtur në pozicionin e një mesfushori defensiv”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pesë gola në Molde, Galatasaray triumfon në frymën e fundit 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.