Saturday, 9. May 2026
Sport

Titulli i përvojës, Interi dhe Napoli kërcënohen nga Fiore

GS 24/08/2023 2 Min. Lesezeit

Interi dhe Napoli do të luftojnë dhëmbë për dhëm bë për të qenë kampionët e Italisë së këtij sezoni. Të paktën ky është parashikimi që bën CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive), bazuar në eksperiencën e lojtarëve të secilës skuadër.

Victor-Osimhen-Tottenham-F365

Eksperienca llogaritet duke peshuar minutat e luajtura në ndeshjet zyrtare të klubeve apo kombëtareve gjatë vitit të kaluar me nivelin sportiv të ndeshjeve, me një vlerë maksimale të mundshme prej 100. Studimi i CIES-it ka marrë në konsideratë dy aspekte: eksperiencën e formacionit titullar dhe të zëvendësuesve.

KAMPIONE

Përveç Serisë A, në katër kampionatet e tjera kryesore europiane fituesit e ligës, bazuar në përvojën e lojtarëve, kanë qenë të njëjtë si kur kriteri janë startuesit si kur janë zëvendësuesit. Mançester Siti, Real Madridi, Bajern Mynihu dhe PSG-ja kanë organikën me më shumë përvojë dhe në këtë drejtim do të shpallen kampionë, pavarësisht atij që luan.

FIORE

SERIA A – Një tjetër diskutim ndodh në Itali, aty ku në Serinë A, diferencën pritet ta bëjnë zgjedhjet e trajnerit. Gjithmonë duke iu referuar kriterit të CIES-it, nëse do të ndalemi te formacioni titullar, Napoli e Interi kanë mesatarisht të njëjtën përvojë dhe i kanë shanset e barabarta për t’u shpallur kampionë, me Juventusin e Milanin që pasojnë.

Surpriza vjen nëse do të ndalemi në përvojën e lojtarëve të stolit. Në atë rast Fiorentina është skuadra me më shumë eksperiencë dhe nëse do të ishte ky variabli i vetëm tek i cili do të bazohej titulli, toskanët do të ishin në fund të sezonit triumfuesit. Pakkush mund ta marrë si kërcënim serioz Fiorentinën, por gjithsesi të dhënat tregojnë që shumë nga fati i titullit do të vendoset edhe nga pankina.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

Teilen: